E ndodhur në krizë financiare, klubi i vetëm i futbollit të Dibër të Madhe, KF Korab, ka gjetur ndihmë te tifozët e saj të shumtë – brenda dhe jashtë vendit. Për vetëm tre ditë, qytetarët dibranë kanë arritur qëllimin, duke grumbulluar mbi 33 mijë dollarë, për të mundësuar që klubi të mos ketë probleme financiare deri në fund të sezonës.
Momentalisht, njëri ndër klubet më të vjetra të Maqedonisë Veriore, KF Korab, garon në ligën e dytë perëndimore të Maqedonisë.
Në dhjetë ndeshjet e para, Korabi ndodhet në vendin e tetë me vetëm 11 pikë. Kjo pritet të jetë nxitje që KF Korabi të korrë rezultate pozitive dhe të sigurojë qëndrimin sëpaku në ligën e dytë.
Për të ndihmuar akoma më shumë Korabin, mund të klikoni në këtë link./Foldrejt.com