Qytetarët e Berlinit votojnë sot në një referendum për masat e mbrojtjes së klimës për të arritur një klimë neutrale të qytetit pa emetim të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2030.
Kjo mund të detyrojë qeverinë e re konservatore të qytetit të investojë ndjeshëm në burimet e rinovueshme të energjisë, efikasitetin energjetik të ndërtesave dhe transportin publik, raporton Reuters.
Aktivistët e klimës kanë mbledhur më shumë se 260,000 nënshkrime në mbështetje të referendumit dhe suksesi i referendumit do ta bëjë Berlinin një nga pak qytetet kryesore evropiane me një qëllim ligjërisht të detyrueshëm për arritjen e emetimeve zero të karbonit brenda shtatë viteve të ardhshme, raporton Reuters./FolDrejt/