Dhjetëra njerëz janë të vendosur në ndërtesën historike, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe që ka shërbyer si muze deri para luftës.
Pasi sirenat paralajmëruan për sulmin rus, banorët e qytetit Lviv të Ukrainës gjetën strehim në strehën e Kishës së Pjetrit dhe Palit të vitit 1630, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Dhjetëra njerëz janë të vendosur në ndërtesën historike, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe që ka shërbyer si muze deri para luftës.
Drejtori i muzeut, Oleg Druzdiev tha se shpreson që këto ambiente, të cilat tani shërbejnë si strehë për banorët e Lvivit, të kthehen sërish në muze.
Ai tha se njerëzit e konsiderojnë këtë vend të sigurt nga rreziqet e sulmeve ajrore.
“Kjo, natyrisht, nuk është e vetmja strehë në Lviv. Megjithatë, ajo ka mure shumë të forta dhe shumë njerëz e dinë këtë”, tha Druzdiev.
Në këtë strehimore gjendet edhe Olga Ulizko.
Ajo tha se erdhi këtu nga frika e një sulmi ajror.
“Kjo është ndoshta streha më e sigurt në qytetin tonë. Është një ndërtesë e vjetër kishe e ndërtuar nga Austro-Hungaria. Shumë njerëz vijnë këtu sapo dëgjojnë sirenat”, tha Ulizko.
Si mjek vullnetar nga SHBA-ja, është edhe Tom Rusing.
“Duhej të takohesha këtu me grupin me të cilin duhet të punoj. Megjithatë, sirenat kanë filluar”, tha Rusing./FolDrejt/