Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se shpreson që projektligji për të rregulluar çmimin e barnave të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet.
“Nëse i shihni shpenzimet vjetore, qytetarët kanë paguar 6 milionë euro më shumë në vit sesa qytetarët e vendeve të rajonit me çmimet e larta të produkteve medicinale. Barnat e njëjta janë blerë me çmime të ndryshme dhe si PDK kemi synuar që përmes këtij projektligji ta rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë”, u shpreh ajo në konferencën, pas mbledhjes së kryesisë.
Ajo u shpreh tërë shpresë duke thënë se beson se do të miratohet një projektligj që ndihmon që të mos varfërohet xhepi i qytetarëve në këto rrethana të rënduara me çmime që janë tejet të larta. “Presim që projektligji të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës”, tha ajo./FolDrejt/