Qytetarët nuk e kanë mirëpritur paralajmërimin për grevë në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet e deri te universitet pas datës 2 prill nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Krejt kjo nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre sa i përket Ligjit të Pagave.
Përdeisa ende nuk ka një përgjigje nga institucionet, qytetarët bëjnë thirre që grevat të jenë opsioni i fundit ngase nxënësit kanë humbur shumë orë në këtë periudhë, duke kërkuar që të punohet në cilësinë në arsim.
Osman Ismaili, profesor për Ekonomia Online tha se të ardhurat që i merr janë të mjaftueshme, prandaj edhe paralajmërimin e SBASHK-ut për grevë e sheh si shumë të gabuar.
Sipas tij, duhet më shumë që krerët e kësaj sindikata të interesohen për cilësinë në arsim.
“Shumë gabim, unë vetë jam profesor në pension me 300 euro jetoj edhe nuk ma merr mendja kurrë as në grevë as protesta me dal, se jem shqiptarë”.
“Boll më sa ke pushtuesi këtu bë greva shko e përzin e menxi u kthyem, pse nuk interesohen për cilësinë e mësimit të mësimdhënies, është bë mësues gjithkush, u bë profesor gjithkush”.
Labinot Berisha tha se fëmijët kanë humbur orë mësimi në pandemi, prandaj greva e paralajmëruar dëmton fëmijët e perspektivën e vendit.
“E para unë mendoj që paralelisht, kur të kërkohen një mirëqenie më e mirë në bazë të të ardhurave mujore siç po kërkon SBAShK-u mendoj që duhet edhe të plotësohen edhe disa standarde, cilësia në arsim sepse kemi shumë probleme me kualitetin e arsimit të cilin po ofrohet në Kosovë. Marr parasysh dhe rrethanat ekonomike, edhe humbjen e orëve në pandemi fëmijët që kanë humb mendoj që nuk ka një arsye të logjikshme të zhvillohet në këto rrethana grevë”.
“Sigurisht që jo vetëm në dëm të fëmijëve po edhe është në dëm të perspektivës së vendit sepse humbja e orëve mësimore dëmton shumë edhe të ardhmen e vetë fëmijëve edhe vetë këtij vendi”.
Violeta Hasani thotë se grevat nuk duhet të lejohen.
“Po ka me shkuar në vend të fëmijëve dhe asi greva nuk duhet me lejuar për shkak të vijimit të mësimit të fëmijëve, kemi humb boll gjatë pandemisë, bile tash mos tua hupim kohën fëmijëve”.
Një qytetar tjetër thotë se SBAShK-u tha se janë anti-kombëtar, sipas tij, se në shtetet e tjra grevat dënohen me burgim.
“Këta janë anti-kombëtar, shihet nga vetë udhëheqësi i tyre Jashari, çfarë fytyre e çfarë disponimi njerëzor, antinjerëzor. Në vendet perëndimore është e ndaluar shkolla fillore edhe në çerdhe, me burg burgoset”.
“E këta e kanë tepruar, nuk kanë lidhje me ndjenja kombëtare me gjendjen e popullit, populli është në mjerim. Këta duhet me u burgos akademia e shkencave është e korruptuar, domethënë nuk kemi ne akademi të shkencave”./EO