Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se sot dy qytetarë rreth orës12:00 kanë shkuar në Stacionin Policor në Viti dhe kanë njoftuar se kanë gjetur një portofol me njëmijë e tridhjetë euro si dhe dokumente personale.
Në njoftim thuhet se Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit të identifikojë personin që i ishte humbur Portofoli dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishin edhe qytetarët që e kishin gjet portofolin.
“Pronari i portofolit falënderoi Policinë e Kosovës edhe palët që i kanë kthyer Portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.