Një rast i armëmabjtjes pa leje është raportuar në rrugën Skënderbeu në qytetin e Gjilanit dje rreth orës 16:20.
“Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Deri sa zyrtaret policorë ishin duke u marrë me shqiptimin e një tikete për kundërvajtje nga vetura ka dalë pasagjeri mashkull kosovar ka hyrë në një lokal dhe në tualetin e lokalit ka fshehur një pistoletë me 8 fishekë të kalibrit 5.27×28. Në veturë janë gjetur edhe një Sprej CO2 dhe një pistoletë–shkrepës e plastikes të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, raporton FolDrejt.