Dje me 04 prill 2022 në ka ndodhur një tentim vrasje në Klinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një person ka raportuar se përderisa ka qenë duke vozitur veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se të dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.