Në qytetin e Gjilanit dje rreth orës 16:50 i dyshuari mashkull kosovar me veturë ka tentuar ta godas zyrtarin policor, i cili për të zmbrapsur sulmin ka shtënë një herë me armë zjarri.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.
“Gjilan 09.03.2022 – 16:50. I dyshuari mashkull kosovar me veturë ka tentuar ta godas zyrtarin policor, i cili për të zmbrapsur sulmin ka shtënë një herë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, raporton policia./FolDrejt/