Një 30-vjeçar me iniciale Q.K. nga Kamenica, Kosovë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim të disa personave të ndryshëm të cilëve u kishte marrë shuma të ndryshme parash.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “mysafiri” është provuar se 30-vjeçari kishte përfituar 135 mijë euro nga një shtetase duke thënë se do i investonte në Call Center.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mysafiri”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 30-vjeçari nga Kosova.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nisur prej vitit 2021, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mysafiri”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Q. K., 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një shtetase, me pretendimin se do t’i investonte në call center.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./FolDrejt/