Është arrestuar kosovari nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Prishtinë 11.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.