Një person përfundoi në spital pas një kontakti me energjinë elektrike.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:30, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/