Një veturë e vjedhur është raportuar në qytetin e Prishtinës, saktësisht në Çagllavicë më datë 27.02.2022 rreth orës 02:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar para shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, raportohet nga policia, përcjell FolDrejt.