Në orët e pasdites së datës 9 tetor 2022, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të Skenderajt, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrollë një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur dhe është konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë, transmeton Fol Drejt.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’./FolDrejt/