Tetiana Kashtanova, banore e Kievit tha se shumë banorë të këtij vendi po largohen.
Ajo tregoi se si nisi sot dita për ta, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“U zgjuam në orën 5 të mëngjesit sepse dëgjuam disa shpërthime. Kështu nisi dita jonë. Shumë njerëz po përpiqen të largohen, kështu që ne kemi një bllokim gjigant trafiku”, u shpreh ajo.
Tetiana thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe ndihet e rrezikshme edhe që të largohet.