Qyteti i Nju Jorkut ka rënë dakord të paguajë miliona dollarë në kompensim total për protestuesit që u arrestuan në protestat në Nju Jork, për shkak të vrasjes brutale nga policia të afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar në Minneapolis.
Protestuesit e arrestuar në Nju Jork gjatë protestave kundër pabarazisë racore në qershor 2020 kanë paditur NYPD për ngacmim, sipas një raporti të Reuters.
Nëse gjykata federale miraton zgjidhjen e propozuar, secili nga më shumë se 300 personat e arrestuar qershorin e kaluar në lagjen Mott Haven të Bronksit do të paguhet 21,500 dollarë nga qeveria e qytetit të Nju Jorkut./FolDrejt/