Teksa vazhdon lufta Rusi-Ukrainë, sulmet ajrore ruse kanë janë kryer kundër qytetit Kharkiv dhe rajonit që ndodhet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.
Infrastruktura në qytet ka pësuar dëme të rënda, si pasojë e sulmeve ajrore që janë ndërmarrë nga forcat ruse që nga mbrëmë dhe të cilat kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit ndaj Kharkivit, qytetit të dytë më të madh në vend, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas banorëve të Kharkivit, sulmet ajrore ruse janë rritur në masë të madhe në ditët e fundit dhe se në lagje të ndryshme të qytetit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
– Në sulme humbën jetën 2 civilë
Në një deklaratë me shkrim nga Dega rajonale Kharkiv e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thuhet se 2 civilë kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse mbrëmë në zonën Chuhuiv, në vijën e frontit pranë Kharkivit./FolDrejt/