Një femër nga Vushtrria ka marrë lëndime trupore pas rënies në një gropë të një vend punishteje në afërsi të hekurudhës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orës 17:50 të datës 23 prill.
Sipas raportit 24 orësh, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe si rrjedhojë ka marrë tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë në një gropë të një vend punishteje në afërsi të hekurudhës, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport./FolDrejt/