Policia e Moskës njoftoi se ka vdekur drejtuesi i gjigantit rus të energjisë Lukoil, Ravil Maganov.
Sipas policisë, Maganov ra nga dritarja e spitalit klinik, ku po trajtohej për një sëmundje, dhe për pasoj vdiq nga plagët, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Incidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit sipas orës së Moskës (04:00 GMT) në Spitalin Klinik Qendror në rrugën Marshal Tymoshenko. Një burrë ra nga dritarja e katit të gjashtë, ai vdiq nga plagët e marra”, thuhet në deklaratën e policisë.
Maganov ishte 67 vjeç.
Lukoil është një nga kompanitë ruse më të mëdha të sektorit të naftës dhe e dyta për sa i përket prodhimit të naftës në Rusi./FolDrejt/