Një punëtor ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.B
Inspektorati i Punës shpjegon se si ka ndodhur rasti.
“Nga provat fillestare në vendin e ngjarjes është konstatuar se punëtori i ndjerë ka qenë duke suvatuar në pjesen e jashtme të objektit në katin e gjashtë (6) nga ku edhe ka rënë për të përfunduar tragjikisht”, tha kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.
Nikçi bën të ditur se inspektimi është në proces, nga inspektori i punës Agron Llullunin./RTV21/