Një person ka humbur jetën pasi që ka rënë nga lartësia.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:26, në Prishtinë, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima ishte duke punuar dhe se ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rënies.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.