Një 13-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në Francë.
Siç raportohet, viktima ishte nxënëse e vitit të katërt në Jean-Bauchez College.
Lajmin për vdekjen e 13-vjeçares, kryebashkiaku i Ban-Saint-Martinit e ka quajtur tragjedi, teksa ka bërë me dije se viktima ishte vajza e madhe e familjes.
“Motra e vogël e saj është në klasën e gjashtë në kolegj, dhe dy të tjerët janë në shkollën e Pagnolit”, ka thënë ai./FolDrejt/