Një amatore alpiniste ka rënë drejt vdekjes nga të paktën 30 metra lartësi në një zonë malore në veri të Italisë, ku po shëtiste me bashkëshortin.
Aksidenti ndodhi pak pas mesditës kur çifti ishin ende disa kilometra larg qendrës së turistëve në Catinaccio, në Tirolin e Jugut.
Via Ferrata është një kalim i frekuentuar malor me litarë të fiksuar, shkallë e doreza që ndihmojnë në kalimet e terrenit të mprehtë shkëmbor.
Trupi i viktimës tragjike u rekuperua nga helikopterët e ndihmës, ndërsa identiteti i saj nuk është bërë i ditur në media.
Kalimi hileqar po kthehet në një grackë vdekjeje pasi kjo nuk është hera e parë që dikush humb jetën në shtigjet e vështira të via Ferrata, te cilat mund të nënvlerësohen nga prania e ‘mjeteve ndihmuese’ te instaluara.
Javës që kaloi një 55 vjeçar italian humbi jetën duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash.
Një muaj më herët një ri alpinist u vra në Catinaccio, pas rënies prej një prej kalimeve të Laurenzi via Ferrata./tch/