Një femër kosovare ka ndërruar jetë pasi e njëjta ka rënë nga një objekt.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:37, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh, viktima pasi që ka rënë nga objekti, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK, ku edhe më pas ka ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport./FolDrejt/