Sipas Fabrizio Romanos, mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot, aktualisht është i fokusuar me paraqitjet e tij në fanellën bardh e zi, raporton Fol Drejt.
“Adrien Rabiot lidhur me kontratën e tij që skadon në qershor: “Jam këtu në Juve, i fokusuar në paraqitjet e mia. Nuk po mendoj për kontratën time tani – do të shohim se si do të shkojnë bisedimet në muajt e ardhshëm”, shkroi Romano në Facebook.
Romano shtoi se Rabiot mund të largohet si lojtar i lirë – Premier League është ëndrra e tij më e madhe. /FolDrejt/