Mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot, ka thënë se është ende i pavendosur rreth të ardhmes së tij në klub, shkruan Fol Drejt.
“Adrien Rabiot për kontratën që skadon pas 3 muajsh: “Ka mundësi largimi, por ekziston edhe mundësia për të nënshkruar një kontratë tjetër me Juventusin. Ndihem mirë në Torino”, tha ai për Tuttosport.
Rabiot shtoi se po ndjehet mirë tani për tani dhe se ka edhe marrëdhënie të mira me menaxherin. /FolDrejt/