U transferua në Juventus pas asaj që i ndodhi te PSG me shpresën se do të gjejë qetësinë dhe për shumë vite, do të tregojë veten te Zonja e Vjetër.
Por, ardhja e Maurizio Sarrit ka bërë që ai të mos ndihet rehat, të mos ketë minuta, andaj largimi duket i paevitueshëm nga Torino.
Sipas Tuttosport, Everton ende është duke udhëhequr garën, derisa për të interesohen edhe Arsenal dhe Wolves.
Ai nuk ka pritur një situatë të tillë te Juve, jo menjëherë pas një viti dhe pas asaj që i ndodhi në France, andaj gjendet para një udhëkryqi për të ardhmen.