Tashmë dhjetë deputetë të partisë Lista Serbe kanë dhënë zyrtarisht dorëheqje, njëkohësisht ata kanë liruar vendin deputetëve të tjerë që janë në radhë.
Rada Trajkoviç është njëra nga to. Ajo vjen nga partia serbe GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas LS-së. Trajkoviç është kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës e njëherësh ish-deputete.
Nëse i ofrohet pozita e deputetes, Trajkoviç për Indeksonline thotë se do ta merrte në konsideratë këtë ofertë. Megjithëse ajo kërkon një garancë nga kryeministri Albin Kurti.
“Si dikush që ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit në Kosovë, do ta merrja në konsideratë këtë ofertë. Por unë do ta pranoja vetëm nëse zoti Kurti garanton dhe respekton plotësisht dhe pa rezerva të drejtat kushtetuese të komunitetit tonë”, u shpreh ajo.