Rada Trajkoviq, politikane nga Republika e Kosovës, tha se është e dëmshme për interesat tona strategjike që kreu i BIA-s, Aleksandar Vulin, të jetë në Moskë.
Ajo shkroi në llogarinë e saj në Twitter: “Nuk e di nëse e kuptojmë se sa e dëmshme është për interesat tona strategjike që në këtë situatë gjeopolitike një nga njerëzit kyç në vend, kreu i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), është në Moskë dhe po takohet me Patrushevin.”
Siç shtoi ajo, “vendi ynë u rrëmbye nga një grup njerëzish që i shërbejnë vetëm vetes”.
E pyetur se cilat janë interesat strategjike të Serbisë, ajo u përgjigj: “Para së gjithash: interesat e serbëve në Kosovë, jo mbijetesa e këtij regjimi me çdo kusht”.
Kujtojmë se Vulin ndodhet në Moskë në seancën e Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë.
Përveç tij në Moskë ka udhëtuar edhe Milorad Dodik, i ashtuquajtur president i Republikës Srpska, transmeton Fol Drejt.