Rada Trajkoviq është ndaluar për herën e dytë brenda dy ditësh në aeroportin e Beogradit.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.
“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, e cila po ashtu ka njoftuar dje se ka përjetuar të njëjtin shqetësim.
“Duket se po llogarisin në faktin se publiku do të lodhet me postimet e mia dhe se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë bullizmin tim si fakt”, tha ajo, transmeton Fol Drejt.