Shefi i Shtabit të Ushtrisë Britanike Tony Radakin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojë i bashkuar kundër retorikës bërthamore “thellësisht të papërgjegjshme” të presidentit rus Vladimir Putin.
“Është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme, por edhe një shenjë dobësie, prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i fortë dhe i bashkuar”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike.
“Ai ka pak opsione të mbetura. Prandaj retorika bërthamore,” tha Radakin, siç raportohet nga Reuters, përcjell Fol Drejt.