Pasagjerët nga Britania e Madhe janë në radhë sot me orë të tëra për të kaluar kanalin anglez, që ndan Anglinë nga Franca.
Autoriteti i Gjirit të Doverit në Angli pretendon se vonesat janë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, trafikut të rënduar, si dhe procedurat e gjata kufitare të autoriteteve franceze gjatë hyrjes në këtë vend.
Autoriteti ka informuar pasagjerët që dëshirojnë të kalojnë Kanalin me traget se do të ketë vonesa të mëdha dhe tha se është “thellësisht i irrituar” nga situata e re, raporton AP, transmeton Fol Drejt.