Europa shpesh nuk di të ndajë vlerat dhe statistikat. Në vend të strehimit të njerëzve në nevojë, ajo ka frikë se “statistikat e tyre financiare” nuk u premtojnë ushqim për të gjithë dhe se mund të humbasë në “mirëqenien e tyre” në rast se strehojnë “mijëra refugjatë”, përcjell foldrejt.com.
Kjo vërehet së fundi edhe në ishullin Lesbos, ku radikalët e djathtë europianë po kthejnë dhunshëm mbrapsht të gjithë refugjatët të cilët kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin grek, për t’u larguar më pas drejt BE.
Së fundi, media zvicerane 20min.ch tregon se radikalët e djathtë i kanë vurë zjarrin Qendrës së pranimit të azilkërkuesve në Lesbos, e ndërtuar nga Zvicra. Kjo qendër ndodhet pranë Qendrës së Pranimit të Refugjatëve Kara Tepe, ku jetojnë 1500 refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë dhe familje.
Nuk dihet nëse nga zjarri ka vdekur ndonjë azilkërkues./Foldrejt.com