Publiku “Suedish Radio” njoftoi sot se do të largohet nga rrjeti social Twitter sepse kjo platformë “nuk është më relevante” për dëgjuesit nga Suedia.
“Dëgjuesit thjesht zgjodhën të ishin diku tjetër. Kjo është arsyeja pse Radio Suedeze (Sveriges Radio) ka zgjedhur të çaktivizojë ose fshijë llogaritë e tyre të fundit në Twitter,” tha Christian Gillinger, Shefi i Mediave Sociale në Radio Suedeze.
Sipas sondazhit, vetëm 7 për qind e suedezëve përdorin Twitter çdo ditë, ndërsa 53 për qind e të anketuarve përdorin Facebook dhe 48 për qind përdorin Instagramin në baza ditore, raporton Reuters./FolDrejt/