Radio Kombëtare Publike Amerikane (NPR) njoftoi sot se do të mbyllë llogarinë e saj në Twitter, pasi rrjeti social shtoi një të ashtuquajtur mohim përgjegjësie në llogarinë e radios, duke e përshkruar NPR si një “media të lidhur me shtetin”.
Sipas AP, ky emërtim vendoset pranë mediave që kontrollohen kryesisht nga qeveritë autoritare, si Rusia dhe Kina, apo media që janë pranë autoriteteve, dhe Twitter më vonë e ndryshoi atë emërtim dhe deklaroi se bëhet fjalë për “media që financon Qeveria”.
Në një deklaratë, NPR deklaroi se nuk do të jetë më aktive në Twitter sepse ajo platformë “ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke nënkuptuar në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur editorialisht”./FolDrejt/