Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas lirimit të kryeterroristit Milan Radojçiq nga Gjykata e Lartë e Beogradit.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Ai ka thënë se Radojçiq mund të hyjë në Kosovë, por “nuk dihet si del pastaj”.
“Serbia si aspirante e BE-së vazhdon traditën e strehimit të terroristëve. Radojqiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj”, ka thënë ai./FolDrejt/