Tenisti serb vazhdon të jetë i izoluar në një ndërtesë karantinimi në Melbourne
Novak Gjokoviqi nuk u lejua të futet në Australi të mërkurën, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.
Por, nga Spanja vijnë të tjera mesazhe, reagime kundër Gjokoviqit sepse në realitet, Australia s’po bën asgjë kundër rregullave, në fakt është Djokovic ai që nuk i është përmbajtur rregullave të këtij vendi sa i përket COVID-19 dhe vaksinimit.
Dikur numri një në botë, Rafa Nadal, e sheh fajtor Gjokoviqin për krejt këtë situatë, derisa tani ka reaguar edhe gazetari i njohur, Josep Pedrerol, i cili ka thënë se të famshmit, si puna e Gjokoviq, duhet të mësohen me faktin se janë njësoi si ne, kur vjen puna te gjëra të tilla, sepse nëse për vendasit në Australi është e ndaluar të veprosh kundër rregullave për COVID-19, atëherë është e ndaluar edhe për VIP, s’ka aspak rëndësi se kush je.