Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se IAEA e konsideron termocentralin bërthamor të Zaporozhye një objekt ukrainas, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Vëzhguesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) vazhdojnë të punojnë në termocentralin bërthamor të Zaporozhye, tha sot drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi gjatë vizitës së tij në Kiev, duke shtuar se rotacioni i stafit është planifikuar së shpejti.
Siç tha Grossi, misioni i IAEA nuk do të largohet nga uzina dhe vazhdon të punojë, por ekipi aktual së shpejti do të zëvendësohet nga një i ri.