Futbollisti portugez Rafael Guerreiro është lojtar i ri i Bayernit, njoftoi sot klubi i Mynihut në faqen e tij zyrtare.
Mbrojtësi i majtë portugez vjen në Bayern si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2026.
“Kur erdhi ftesa nga Bayerni, unë shpejt mora një vendim. Është një nder të luaj për këtë klub të madh dhe e vlerësoj shumë Tuchelin nga koha jonë së bashku në Dortmund,” tha Guerreiro, transmeton Fol Drejt.