Sipas Fabrizio Romanos, Rafael Leão ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me AC Milan deri në qershor 2028, shkruan Fol Drejt.
“Rafael Leão tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me AC Milan deri në qershor 2028, e konfirmuar”, shkroi Romano në Twitter.
Romano shtoi se më në fund janë kompletuar të gjitha dokumentet dhe së shpejti do të zyrtarizohet.
Ai tha se klauzola e lirimit kap vlerën prej 175 milionë euro, ndërsa lojtari do të ketë 5 milionë euro pagë neto për sezon plus shtesat. /FolDrejt/