Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Fol Drejt.
“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D., i lindur në vitin 1963., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia shtoi se gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy (2) pistoleta dhe tre (3) copë fishekë.
“Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/