Një mjet i pashpërthyer është gjetur në komunën e Rahovecit nga një banor i kësaj komune.
Rasti ka ngjarë pasditen e djeshme, rreth orës 17:42, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, raportuesi i mjetit shpërthyes ka treguar se ka gjetur mjetin teksa ishte duke kryer disa punime në fushë.
Ndërkohë, pas raportimit të marrë ka vepruar njësiti përkatës i FSK-së, i cili ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar./FolDrejt/