Në Rahovec është raportuar një rast i sulmit ndaj policëve.
Aty dyshohet se disa persona kanë sulmuar dy policë, të cilët kanë pësuar lëndime dhe rrjedhimisht kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është raportuar se disa persona kanë sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.