Qytetari kosovar dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me armë në dorë, këtë e ka vërejtur njësiti i hetuesisë, ku kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë konfiskuar armën.
“Njësiti i hetuesisë ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte një foto me një armë në dorë. Arma është gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.