Një familje në Rahovec është gëzuar me lindjen e trinjakëve.
Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, përcjell Fol Drejt.
“Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët”, shkroi ndër tjerash ai, krahas fotografive të publikuara./FolDrejt/