Një person është gjetur pa shenja jete në komunën e Rahovecit.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se ka qenë e ëma e cila e ka gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij djalin e saj.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/