Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Hoqë të Madhe të Rahovecit, me ç’rast janë vjedhur rreth 15 metra kabllo elektrike.
Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 11:50, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e cila gjendet në oborrin e kishës ortodokse dhe kanë vjedhur rreth 15 metra kabllo elektrike.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./FolDrejt/