Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar zhdukja e një personi, transmeton Fol Drejt.
Mirëpo, sipas raportit ky person (mashkull) rezulton të jetë i zhdukur që nga viti 2012, kur sipas atij që e ka raportuar rastin bëhet e ditur se që nga viti 2012, viktima ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk dinë për vendndodhjen e tij.
Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore. /FolDrejt/