Një person që dyshohet se vuan nga problemet mendore, sulmoi me thikë një burrë dhe një grua duke u shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 18:30, në Rahovec, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/