Banka Raiffeisen e Austrisë (RBI) po vonon tërheqjen e saj nga Rusia, pasi shpreson për një fund të shpejtë të konfliktit ruso-ukrainas.
Ky informacion është dhënë për Reuters nga tre burime të njohura me pozicionin e kësaj banke.
Sipas agjencisë, çështja e mbajtjes ose largimit nga biznesi rus ka shkaktuar polemika në menaxhmentin e bankës dhe autoritetet në Moskë kanë shprehur qartë dëshirën e tyre që RBI të qëndrojë në Rusi sepse mundëson pagesat ndërkombëtare./FolDrejt/